Real Madrid fiton me spektakël, në Bernabeu shënon gjithë ofensiva madrilene për të shkatërruar Sevillan

22 Dhjetor 2024
17:11
Telesport
back button

Sevilla nuk rezultoi kockë e vështirë për Real Madridin në shtëpi. Skuadra “Los Blancos” fitoi 4-3 në “Santiago Bernabeu”.

Golin e parë të takimit e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 10-të. Festa e tij pas golit tregoi dukshëm sesa e rëndësishme është për këtë në këtë fazë që thjesht të shënojë dhe të marrë dashuri nga tifozët.

Loja nuk pati barazpeshë, sepse Real Madrid diti të shfrytëzojë rastet mirë dhe të mos krijojë shumë shanse rikuperimi nga Sevilla.

Në minutën e 20-të, Valverde shënoi golin e dytë për skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili po fluturonte teksa shihte lojën e mirë të djemve të tij. Rodrygo në të 33′ thelloi avantazhin duke shënuar golin e sigurisë.

Romero (35′) dha sinjalet e para të ringritjes së Sevilla me golin e tij, por të pamjaftueshëm për fatin e lojës.

Në pjesën e dytë praktikisht nuk ndryshoi asgjë. Brahim Diaz në të 53′ për vendësit dhe Lubekabio në të 86′ për miqtë shënuan duke ruajtur të njejtën diferencë golash në 4-2.

Real Madrid kap vendin e dytë me 40 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid kryesues dhe 2 më shumë se Barcelona pasuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit