4 gola në “San Siro”, Giroud paralajmën Jose Mourinho-n: “Ka ardhur momenti që…”

26 Tetor 2021
23:44
Telesport
back button

“Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Torino është një ekip i fortë, shumë agresiv”

Olivier Giroud komenton suksesin e ardhur nga kembet e tij me golin ne pjesen e pare.”Kam pasur shumë kontraste me Bremerin, ai është një mbrojtës i madh. Jam shumë i lumtur sepse bëmë mirë në fillim të lojës dhe pastaj nuk pati shumë raste për të shënuar. Ne ishim shumë solidë në mbrojtje.

Marrim tre pikët që është gjëja më e rëndësishme. Ne luajmë çdo 3 ditë, nuk është e lehtë. Në San Siro duam t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur me shumë energji dhe agresivitet. Ndoshta ndonjëherë mund të kishim bërë pak më mirë. Nuk ishte gjithçka perfekte, por ne i mbajmë tre pikët sepse Torino është një ekip i vështirë”.

Katër gola të gjithë në shtëpi, po kur do te vije goli ne transferte?
“Dua t’i bëj të lumtur tifozët edhe një herë, herën tjetër do të bëj gjithçka për të shënuar larg San Siro-s”. Roma, e paralajmeruar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit