44 gola në 45 paraqitje, Kane feston ardhjen e Tuchel në stolin e Anglisë! Mesazhi i tij

17 Tetor 2024
19:19
Telesport
back button

Pushimi për ekipet kombëtare lejoi që FA (Federata Angleze) të shuaje dyshimet se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i kombetares angleze: Thomas Tuchel fitoi garën e kandidimeve kryesore dhe në Britaninë e Madhe nuk është folur për asgjë tjetër ditët e fundit pervec se per gjermanin.

Pas njoftimit zyrtar të federatës, edhe Harry Kane reagoi per kete emerim, duke shprehur optimizimin duke qene se nën drejtimin e Tuchel te Mynih shënoi 44 gola në 45 ndeshje. Sulmuesi u shpreh në rrjetet sociale mbi lumturinë e tij për ribashkimin me trajnerin: “Mezi pres të luaj përsëri nën drejtimin e trajnerit Tuchel!”

Detajet e marrëveshjes
Ekziston një prapaskene e nevojshme për të shpjeguar dhe është mënyra e marrëveshjes së nënshkruar mes palëve: Tuchel në fakt kishte nënshkruar tashmë kontratën e re për t’u bërë trajneri i ri i Anglisë në fillim të javës së kaluar, më 8 tetor. Për më tepër, roli i tij nuk do të fillojë menjëherë: sipas asaj që është rënë dakord me FA, Tuchel do të duhet të presë deri në fillimin e vitit të ri, 1 janar 2025, për të nisur aventuren.

Prezantimi para audiencës
“Jam shumë i emocionuar dhe i nderuar të jem këtu si trajner i ri i Anglisë Detyra që më pret, mezi pres të drejtoj Tre Luanët dhe të luaj në Wembley me pasion dhe emocion, duhet të kalojmë procesin e kualifikimit në Kupën e Botës, për ne aventura fillon në janar.”

Dhe përballë një morie polemikash të ngritura nga zgjedhja e një trajneri të huaj, Tuchel u përgjigj me ironi: “Më falni, kam vetëm një pasaportë gjermane. Shpresoj t’ju bind, dua të jap gjithçka për këtë detyre te re”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit