Sipas raporteve që vijnë nga Spanja, Barcelona ka krijuar një listë prej pesë emra ndërsa po përgatitet për të zëvendësuar trajnerin Xavi Hernandez.
Situata është përmbysur pasi ish-mesfushori legjendar tronditi bordin e klubit me komentet e tij për shtypin.
Duke folur për potencialin e tyre për të fituar trofe, ai e bëri të qartë se nuk do të ishte e lehtë, për shkak të statusit mjaft të dobët financiar të klubit.
Besohet se bordi i Barcelona-s nuk e ka marrë mirë këtë dhe është në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Sipas SPORT, trajneri i parë në listën me emmrat për të zëvendësuar Xavi është Hansi Flick, i cili ishte veçanërisht i interesuar për punën e Barçës në fillim të këtij viti.
Nëse ata nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me teknikun gjerman, Blaugranat thuhet se po shikojnë bashkëkombësit e tij Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann. Ky i fundit megjithatë ka rinovuar kontratën me kombëtaren gjermane.
Dy trajnerë të tjerë janë marrë në konsideratë, duke përfshirë Rafa Marquez, i cili aktualisht është trajner i ekipit ë dytë të katalanasve.
Thiago Motta shihet gjithashtu si një opsion i mundshëm, pas suksesit në drejtim të Bologna-s.