5 gola dhe 2 përmbysje, Atalanta merr fitoren e çmendur kundër Napoli-t (Video)

4 Dhjetor 2021
22:37
Denis Hakanaj
back button

Atalanta ka marrë një fitore të madhe 3-2 në fushën e Napoli-t dhe është futur zyrtarisht në luftën për titull në Serinë A.

Duket se Napoli ka paguar për shkak të mungesave të shumta që ka patur në ndeshjen e sotme, veçanërisht ajo e Koulibaly është ndier më shumë. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe me senegalezin në fushë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Maradona është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash, me Malinovsky që ka kaluar në avantazh miqtë.

Zielinski në fundin e pjesës së parë dhe Mertens në fillimin e së dytës kanë përmbysur rezultatin.

Bergamaskët janë kundërpërgjigjur duke përmbysur gjithçka në harkun e pesë minutave. Demiral ka barazuar shifrat në minutën e 66-të dhe Freuler ka realizuar golin e tretë në të 71-ën.

Atalanta mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, vetëm dy larg Napoli-t, që tani është parakaluar nga Milan dhe Inter.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit