“Edhe pse është arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Messit, me synimin e qartë të të dyja palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk do të jetë e mundur të zyrtarizohet gjithçka për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore (rregulloret e La Liga). Nisur nga kjo situatë, Lionel Messi nuk do të mbetet i lidhur me Barcelonën në aspektin profesional”.
Ky ishte njoftimi i klubit blaugrana, kur Lionel Messi u largua nga Barcelona dy vite më parë. Ai e bëri këtë në një mënyrë mjaft të veçantë. Me të gjithë duke thënë se marrëveshja ishte gjetur, por realiteti ishte se lajmi i largimit dihej tashmë prej dy javësh, edhe pse rrëfimi ishte paksa ndryshe.
Kthehemi tri vite më parë… Në takimin me drejtuesit e Barcelonës ishte Jorge Messi, babai, por edhe vëllai i lojtarit. Me një kërkesë të veçantë: 50 milionë për babanë, 50 për vëllain. Pra, po, padyshim La Liga luajti një rol të rëndësishëm, por një bonus prej 100 milionë nënshkrimi nuk ishte i mundur as për Barcelonën.
Herën tjetër ishin 86 milionë, siç tregonte “Mundo Deportivo” në një speciale për pagën e “Pulce”. Dhe pastaj ishte paga aktuale. Sepse Messi nuk i uli kërkesat e tij, nuk pati përgjysmim page për t’i përmbushur mundësitë financuiare të klubit. Në të vërtetë, ylli argjentinas synoi një rinovim 2-vjeçar, që rrezikonte të kushtonte njësoj sa një ekip i mesëm i Serie A. Barça nuk mund ta përballonte.