50 milionë euro, Lioverpool gjen pasardhësin e Van Dijk në Bundesliga

19 Tetor 2024
15:08
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka identifikuar mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck, si një zëvendësues të mundshëm për Virgil van Dijk, sipas Caught Offside.

Mbrojtësi holandez është në vitin e fundit të kontratës me Reds dhe ende nuk ka nënshkruar një rinovim.

Gjigantët anglezë e kanë identifikuar Schlotterbeck-un si kandidatin ideal për të marrë vendin e holandezit.

Schlotterbeck ka luajtur 96 ndeshje për klubin e Bundesliga-s deri më tani dhe është gjithashtu një lojtar i rregullt në kombëtaren gjermane.

Liverpooli me sa duket është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për të bindur Dortmundin.

Të Kuqtë po përgatiten gjithashtu t’i japin 24-vjeçarit 7 milionë euro në sezon. Megjithatë, klubi Merseyside do të përballet me konkurrencën nga Newcastle për mbrojtësin gjerman.

Kontrata e Schlotterbeck në Signal Iduna Park zgjat deri në vitin 2027.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit