50 operacione e 304 milionë euro shitje, Monchi largohet nga Roma

8 Mars 2019
14:34
back button

Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo, i njohur shkurt si Monchi ka zgjidhur kontratën me konsensus me klubin italian, pas largimit të trajnerit Eusebio Di Francesco.

Të dy palët e mbyllën me falënderime për njëri-tjetrin dhe kështu Roma pritet të marrë një tjetër drejtor sportiv, teksa Claudio Ranieri pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri nga momenti në moment.

Monchi mbërriti në Romë në prill të vitit 2017 dhe prej asaj kohe ka kryer 50 operacione. Janë shpenzuar 223.2 milionë euro për blerje të reja, ndërsa kanë përfituar 304.93 milionë euro nga shitja e lojtarëve. E përkthyer në diferencë, janë 81.73 milionë euro që Monchi i ka siguruar Romës, por një sërë lojtarësh kyç janë shitur.

Shitjet më të rëndësishme:

 Salah te Liverpool: 42 milionë euro

Rudiger te Chelsea: 35 milionë euro

Paredes te Zenit: 23 milionë euro

Alisson te Liverpool: 62.5 milionë euro

Emerson te Chelsea: 20 milionë euro

Mario Rui te Napoli: 13 milionë euro, +5.5 bonuse

Strootman te Marseille: 25 milionë euro

Nainggolan te Inter: 38 milionë euro

Blerjet më të rëndësishme:

Steven Nzonzi nga Sevilla: 26.65 milionë euro

Zaniolo nga Inter: 4.5 milionë euro

Rick Karsdorp nga Feyenoord: 14 milionë euro

Cengiz Under nga Basaksehir: 13.4 milionë euro

Lorenzo Pellegrini nga Sassuolo: 10 milionë euro

Gregoire Defrel nga Sassuolo: 25 milionë euro, 15 bonuse

Aleksander Kolarov nga Manchester City:  5

Patrick Schick nga Sampdoria: 19 milionë euro, + 9 bonuse

Javier Pastore nga PSG: 24.7 milionë euro

Justin Kluivert nga Ajax: 17.25 milionë euro

Lajme të tjera

Lajmet e fundit