500 milionë euro, Bayern zyrtarizon marrëveshjen multimilionere

15 Janar 2020
15:16
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich dhe Audi kanë nënshkruar një kontratë të re sponsorizimi. Lajmin e ka dhënë vetë klubi gjerman nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Për kampionët e Gjermanisë bëhet fjalë për një marrëveshje deri në 2029-ën me një partner me të cilin bashkëpunon prej 17 vitesh. Sipas Bild, bavarezët do të përfitojnë një shifër të përafërt me 500 milionë euro.

“Jam shumë i gëzuar që kam mundësinë të jap lajmin e rinovimit të partneritetit me Audi-n”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge, numri një i klubit gjerman.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm strategjik për  të ardhmen. Ne dhe Audi bashkëpunojmë prej më shumë se një dekade e gjysmë. Ky është një bashkëpunim frytdhënës për të dyja palët. Jam me të vërtetë i gëzuar për zgjatjen e marrëveshjes për pothuajse dhjetë vite të tjerë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit