6 gola dhe 2 përmbysje, Inter mposht Roma-n dhe arratiset me “ndihmën e Lukaku-t (Video)

10 Shkurt 2024
19:59
Denis Hakanaj
back button

Inter ka mundur 4-2 Roma-n në Olimpico në javën e 24-t të Serisë A dhe tani kryeson renditjen me shtatë pikë avantazh ndaj Juventus-it, që luan të hënën kundër Udinese-s, por zikaltrit kanë një ndeshje për të rikuperuar.

17 minuta lojë kanë mjaftuar që të zhbllokohet ndeshja në Olimpico.

Roma 0-1 Inter – Francesco Acerbi 17′ – Roma 0-1 Inter – Francesco Acerbi 17′ – Video

Kanë qenë zikaltrit që kanë goditur të parët me një gol me kokë të Acerbi-t, i cili ka shfrytëzuar më së miri “asistin” e marrë nga Lukaku.

Festa e zikaltërve është vonuar për shkak të ndërhyrjes së VAR për shkak të një pozicioni të dyshimtë jashtë loje, por goli ka qenë i rregullt.

Roma [1]-1 Inter – Gianluca Mancini 28′ – Video

Gëzimi i miqve ka zgjatur shumë pak, me Roma-n që është kundërpërgjigjur pothuajse menjëherë duke barazuar rezultatin me Mancini-n në minutën e 28-të.

Roma [2]-1 Inter – Stephan El Shaarawy 44′ – Video

Befasia për milanezët ka ardhur në minutën e 44-t kur El Shaaraëy ka përmbsyur rezultatin duke realizuar golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Roma 2-[2] Inter – Marcus Thuram 49′ – Video

Pjesa e dytë ka filluar me gol, me zikaltrit që kanë barazuar me Thuram në të 49-ën dhe më pas kanë kaluar në avantazh 3-2 pas një autogoli të blerjes së re Angelino.

Roma 2-[3] Inter – Angelino (A) 55′ – Video

Romelu Lukaku ka pasur një rast të artë në minutën e 72-të, duke dalë i vetëm përballë portierit Sommer, por ka gabuar në kontrollin e topit dhe është ndalur lehtësisht nga zvicerani i zikaltërve.

Roma 2-[4] Inter – Alessandro Bastoni 90+’4′ – Video

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 93-të, zikaltrit kanë gjetur edhe golin e katërt me Bastonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit