Aston Villa po përgatit një super ofertë: klubi anglez është gati të mbulojë 60 milionët e kërkuara për të nënshkruar me Joao Félix, i cili është drejt largimit nga Atletico Madrid.
Sipas Caught Offside, Villa po përgatit ofertën zyrtare për të blerë portugezin, i cili është bërë prioritet për Unai Emery, pas largimit të Moussa Diaby tek Al-Iitihad.
Ndërkohë, trajneri i Colchoneros, Diego Simeone, foli në konferencën për shtyp pas rezultatit 6-1 të arritur nga Colchoneros në një ndeshje miqësore në Hong Kong, kundër Kitchee, duke i zgjatur efektivisht dorën vetë Joao Felix:
“Ai është në skuadër në të njëjtat kushte si shokët e tij dhe ne do ta vlerësojmë për punën e tij, angazhimin e tij, paraqitjet e tij dhe për gjithçka që mund të japë në garë me shokët e tij. Ne mendojmë për klubin dhe ekipin dhe kjo do të jetë deri në ditën kur ai do të jetë këtu me ne”, ka thënë Simeone.
Me pak fjalë, deklarata që përpiqen të zbusin tensionin rreth një lojtari që konsiderohet me një këmbë e gjysmë jashtë Madridit.