Bayern Munich po punon për sezonin e ardhshëm.
Klubi bavarez, pas 12 vitesh, do ta mbyllë për herë të parë një sezon pa asnjë trofe dhe nuk ka ndërmend që të jetë përsëri në një situatë të tillë sezonin e ardhshëm.
Për tëa bërë këtë duket se bavarezët nuk kanë ndërmend të kursehen dhe janë vënë në lëvizje për të përforcuar ekipin.
Një nga problemet që duhet të zgjidhë Bayern-i është të gjejë një zëvendësues të denjë për Alphonso Davies, me këtë të fundit që duket se ka vendosur të largohet nga Mynihu.
Bavarezët duket se e kanë gjetur zëvendësuesin ideal në Serie A. Bëhet fjalë për yllin e Milan-it, Theo Hernandezs.
Sipas SKy Sport De, kontaktet me klubit gjerman dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë filluar me kohë dhe kostoja e operacionit do të ishte rreth 60 milionë euro.