Mes lojtarëve që premtojnë të jenë në qendër të zërave për merkaton e verës sigurisht që është edhe Teun Koopmeiners (26 vjeç), mesfushori golashënues i Atalantas, për të cilin interesohet edhe Juventus-i.
Sipas Daily Mail, në fakt, ai i Koopmeiners do të ishte emri i parë i përmendur nga trajneri i ri i Liverpool-it, Arne Slot (ende nuk është zyrtarizuar, por kalimi i tij nga Feyenoord në Premier League konsiderohet i përfunduar).
Gazeta angleze shpjegon se klubi italian kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.