60 mln uero, gati oferta e re e Newcastle për talentin 22-vjeçar

11 Janar 2022
15:37
Denis Hakanaj
back button

Newcastle është gati të bëjë një ofertë të re për Darëin Nunez të Benfica-s, sipas O Jogo.

E përditshmja portugeze ka shkruar se klubi anglez është i dëshpëruar të bëjë disa blerje cilësore gjatë merkatos së janarit.

Trajneri Eddie Howe ka nevojë për përforcime në mënyrë që ta largojë skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes.

Sipas lajmit të O Jogo, klubi i Premier League ishte gati të shpenzonte 50 milionë euro për uruguaianin, por kjo shifër nuk është konsideruar e kënaqshme nga Benfica për ta shitur lojtarin në merkaton e dimrit.

Tani duket se oferta e re e Newcastle është gati të ofrojë 60 milionë euro për të bindur klubin portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit