600 mijë £ në javë, Al Nassr bën ofertën e çmendur për yllin brazilian

6 Korrik 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Manchester City po përballet me një betejë të vërtetë për të mbajtur Ederson në ekip.

Sipas asaj që u zbulua nga ESPN, Al-Nassr është gati të ofrojë një kontratë me vlerë pothuajse trefishin e asaj që portieri brazilian fiton te City.

Klubi Saudi Pro League ka gjithashtu në listë portierin e Liverpool, Alisson dhe Wojciech Szczesny, i vendosur të largohet nga Juventusi.

Klubi anglez ka dëshirë ta mbajë Ederson, por për momentin – siç zbulohet nga transmetuesi televiziv – gjithçka do të jetë në vullnetin e lojtarit: nëse ai dëshiron të largohet, Qytetarët do të kërkojnë një shumë të përshtatshme për ta lënë të lirë.

Portieri 30-vjeçar në fakt është nën kontratë deri në vitin 2026 dhe klubi i Mançesterit shpenzoi 35 milionë sterlina për ta marrë atë nga Benfica në 2017.

Oferta për Ederson, megjithatë, është befasuese, duke pasur parasysh se ai mund të fitojë më shumë se 600,000 sterlina në javë,  sipas ESPN, nëse do të transferohej tek Al Nassr.

Një shifër që City nuk do ta arrinte dot edhe nëse do të vendoste të negocionte një kontratë të re.

Gjithsesi, klubi anglez është i qetë duke pasur në dispozicion Stefan Ortegan, i freskët nga zgjatja e kontratës deri në vitin 2026, si dhe Pep Guardiola i cili gjithmonë ka besuar te gjermani 31-vjeçar.

Ashtu si në ndeshjen vendimtare për titullin e Premier League kundër Tottenham (e parafundit të kampionatit) me pritjen e mrekullueshme ndaj Heung-Min Son.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit