62 milionë euro, Chelsea arrin marrëveshjen dhe fiton garën me City-n

3 Gusht 2022
21:43
Denis Hakanaj
back button

Chelsea duket se ka arritur një marrëveshje me Brighton-in për të siguruar shërbimet e Marc Cucurella për 52.5 milionë sterlina (rreth 62 milionë euro).

Londinezët kanë lëvizur shumë shpejt për ta marrë lojtarin në Stamford Bridge, pasi Manchester City u tërhoq nga gara për shkak të çmimit të lartë.

Kjo i ka hapur rrugën Blues që të siguronin 24-vjeçarin, i cili mund të luajë si mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës dhe sulmues i majtë.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, ish-lojtari i Getafe-s do të zhvillojë tani vizitat mjekësore para se të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare.

Marrëveshja e Chelsea-t me Brighton do të shikojë mbrojtësin e talentuar Levi Colëill të ndërrojë ekipe.

Fabrizio Romano ka shkruar në Twitter: “Marc Cucurella do të jetë në Londër të enjten në mëngjes bashkë me menaxherin e tij”.

“Ai do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë deri më qershorin e 2028-ës. Pagesa për Cucurella-n do të jetë 52.5 milionë sterlina dhe më pas Brighton do t6ë blejë Levi Colwill në një operacion të veçuar”.

Cucurella i kishte kërkuar klubit që të shitej për të forcuar një transferim te Citizens, por kampionët e Anglisë nuk donin të paguanin më shumë se 30 milionë sterlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit