63 milionë sekonda, 350 të ftuar dhe 1 modele… Zbulohet sekreti i Mustafit

5 Dhjetor 2018
20:27
Denis Hakanaj
back button

Modelja Vjosa Kaba është bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenal, Shkodran Mustafi, me të cilën raportohet se u martua në fshehtësi dy vite më parë. Verën në të cilën mbrojtësi gjerman la Valencian për Londrën, ai lidhi kurorë me Vjosën. Ajo është sekreti i lumturisë së llit të "Topçinjve". 

 Mustafi met Vjosa and had proposed within a year

 The couple had an engagement party with 350 friends on the picturesque Lake Ohrid

 They married in a reportedly secret ceremony in Venice in 2016

Thuhet se ata e njihnin njëri-tjetrin prej më  pak se një viti, para se Mustafi të ulej në gjunjë për t’i propozuar. Por nuk ka foto ekskluzive të shitura për revistat përreth botës. Mustafi dhe Vjosa mbajtën një  ceremoni të  thjeshtë, por joshëse në një hotel madhështor në  Venecia, ku kanë shkuar me gondola. Thuhet se Mustafi i propozoi Vjosë -s në Gostivar, një qytet në veri të Maqedonisë dhe në vendlindjen e prindërve të tij.

Në një festë me 350 të ftuar kanë festuar fejesën e tyre në një hotel piktoresk në liqenin e Ohrit. Dy vite më vonë, çifti jeton në  Londër së  bashku me fëmijët e tyre. Gruaja e tij modele poston rregullisht foto të sajat dhe të fëmijëve për 24,000 ndjekësit e saj në Instagram. Mustafi nuk shfaqet shumë në faqen e saj, por në përvjetorin e propozimit të tij për martesë, ai shprehu lumturinë e tij.

Mustafi dhe Vjosa festuan dyvjetorin e fejesës së tyre në shkurt dhe qendërmbrojtësi e postoi këtë në Instagramin e tij. Ai ka shkruar: “Këto dy vite janë  ndjerë si 63,072,000 sekonda, sepse kanë  kaluar shumë shpejt dhe shumë gjëra kanë ndodhur”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit