Chelsea thuhet se ka bërë një ofertë prej 65 milionë euro për të nënshkruar me ish-yllin e Barcelona-s, Joao Felix.
Ai nënshkroi për Atletico Madridin për 126 milionë euro në vitin 2019, por që atëherë ka pasur vështirësi për të përmbushur potencialin që tregoi teBenfica.
Kohët e fundit, Felix nuk ka gjetur hapësira nën drejtimin e Diego Simeone. Ai u huazua te Chelsea për gjysmën e dytë të sezonit 2022-23, ku shënoi katër gola në 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Sezonin pasues, Felix u huazua te Barcelona në një marrëveshje të përkohshme njëvjeçare. Tani që ai është kthyer tek Atletico Madrid, e ardhmja e tij është vënë sërish në dyshim.
Sipas gazetës portugeze O Jogo, Blutë kanë paraqitur një ofertë prej 35 milionë eurosh me 30 milionë euro në bonuse.
Dy skuadrat besohet se janë në negociata dhe oferta supozohet se nuk është pranuar nga Atletico Madrid.
Lajmi vjen pas raportimeve se Felix është i hapur për një rikthim te Chelsea.
Felix, 24, ka ende pesë vjet nga kontrata e tij me Atletico, por nuk ka luajtur për ta që nga janari 2023.
Ai luajti 44 ndeshje për Barcelona-n sezonin e kaluar, ku shënoi 10 gola dhe dha gjashtë asiste.