7 orë mbledhje dhe asnjë vendim, te Manchester United ende të pavendosur për fatin ne Ten Hag, ja detajet

9 Tetor 2024
11:39
Telesport
back button

Fati i Erik ten Hag mbetet ende në dilemë. Ashtu siç pritej, u zhvillua një takim mes drejtuesve të Manchester United për të sqaruar të ardhmen e trajnerit holandez, nisur nga rezultatet e dobëta të marra në fillim të sezonit.

Takimi u zhvillua në selinë e INEOS, e cila tashmë është përgjegjëse për të gjitha aktivitetet e futbollit të klubit anglez. Pavarësisht kësaj, nuk u mor asnjë vendim dhe u konsiderua si një takim normal, rutinë.

Shumë tema u diskutuan, nga rikualifikimi i “Old Trafford” te marrëveshjet tregtare dhe sponsorizuese, duke kaluar edhe te e ardhmja e trajnerit Ten Hag. Të pranishëm të gjitha “kokat” nga Sir Jim Ratcliffe deri te drejtuesit e tjerë të rëndësishëm si Dan Ashworth, Omar Berrada, Jean-Claude Blanc, Joel Glazer dhe Jason Wilcox.

Mësohet se takimi zgjati gati 7 orë. Sipas “Sky Sports” për momentin asnjë vendim nuk është marrë e ndoshta ky mund të jetë një lajm i mirë për trajnerin Erik Ten Hag, që vijon të jetë në detyrë, në krye të “djajve të kuq”.

Për momentin, holandezi Ten Hag po reziston në stolin e “Old Trafford”, por evolucioni i historisë mbetet për t’u ndjekur me kujdes. Kohët e fundit janë përmendur disa kandidatë për ta zëvendësuar, si Max Allegri e Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit