70 milionë euro, gati super oferta për Dusan Vlahovic

28 Shtator 2024
14:53
Denis Hakanaj
back button

Dusan Vlahovic do të kërkojë të kthehet te goli në transfertën e sotme të Juventus-it kundër Genoa-s.

Megjithatë, zërat për të ardhmen e tij nuk shuhen, veçanërisht nga Premier League.

Drejtori i përgjithshëm Giuntoli e ka blinduar lojtarin në Continassa, duke u shprehur optimist për rinovimin, edhe pse të gjitha palët e përfshira nuk kanë arritur ende një marrëveshje për marrëveshjen e re, me atë aktuale që skadon në 2026-ën.

Vlahovic do të jetë vetëm një vit larg përfundimit të kontratës së tij me ‘Zonjën e Vjetër’ verën e ardhshme dhe drejtuesit e Juventusit, përveç shmangies së një lamtumire të mundshme me kosto zero, do të donin të shtrinin pagën pre 12 milionë euro (23 bruto) në sezon të lojtarit në disa vite.

Juve shpreson të gjejë një marrëveshje të përgjithshme me menaxherët e serbit deri në fund të vitit, por nëse kjo nuk ndodh, duhet bërë kujdes nga një sulm i Arsenal-it në verë për Vlahovicin siç raporton ‘TeamTalk’.

Arteta e vlerëson shumë sulmuesin dhe duket se e ka vënë atë në krye të listës së blerjeve për të forcuar repartin e sulmit të ‘Topçinjve’ së bashku me Wirtz të Bayer Leverkusen.

Arsenali mund të ofrojë një shumë prej 58 milionë sterlinash (rreth 70 milionë euro) për kartonin e Vlahovicit dhe të marrë “po”-në e Juventus-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit