70 milionë euro, Manchester City ka gati ofertën për zëvendësin e Rodri-t

6 Tetor 2024
12:06
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka vënë në shënjestër Alan Varela, sipas Football Transfers.

Mesfushori argjentinas ka qenë në formë për Porton kohët e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Premier League.

City është në merkato për të gjetur një mesfushor pas dëmtimit të Rodrit në gju, me spanjollin që ka mbyllur sezonin para kohe.

Rodri ka qenë integral në suksesin e Citizens në sezonet e fundit.

Mungesa e tij mund të përbëjë një problem të madh për skuadrën e Pep Guardiolas.

23-vjeçari është një profil i ngjashëm me Rodrin dhe ka luajtur nëntë ndeshje deri tani në këtë sezon. Ai kërkohej nga Liverpooli këtë verë, megjithëse një lëvizje nuk u realizua.

Manchester City me sa duket po planifikon të marr argjentinasin në merkaton e janarit.

Raporti shton se Varela ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë sterlinash (rreth 70 milionë euro) në kontratën e tij dhe duket se Manchester City është gati ta paguajë shumën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit