70 milionë euro, PSG planifikon “vjedhjen” e bujshme në merkato

18 Gusht 2022
16:18
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain i është bashkuar Barcelona-s në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester City-t, Bernardo Silva, sipas mediave ndërkombëtare sportive.

Katalanasit po mundohen ta financojnë operacioni duke larguar disa lojtarë të ekipit duke përfshirë Pierre-Emerick Aubameyang, Sergino Dest, Memphis Depay dhe Frenkie de Jong.

Megjithatë, tentativat e Barçës mund të shkojnë dëm sepse PSG duket se po përgatit një super ofertë për yllin portugez.

Sipas The Times, kampionët e Ligue 1 po punojnë për të arritur një marrëveshje për të siguruar shërbimet e Silva-s. PSG duket se është e gatshme të paguajë përafërsisht 70 milionë euro për lojtarin, i cili e ka pranuar mundësinë e një largimi nga City.

Parisienët kanë besim se City dop ta pranojë ofertën dhe nuk kanë asnjë shqetësim për të arritur një marrëveshje për kontratën e lojtarit.

Silva ka qenë një lojtar i rregullt i ekipit të parë të Pep Guardiola-s që nga momenti i transferimit te Citizens pesë vite më parë.

Në 252 ndeshje me klubin anglez ai ka shënuar 48 gola dhe ka dhënë 50 asiste. Gjatë kësaj kohe ai ka ndihmuar Qytetarët të fitojnë katër tituj në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit