Chelsea është gati të bëjë një investim të madh për një sulmues në merkato. Edhe pse deri tani Nicolas Jackson ka luajtur shkëlqyeshëm, trajneri Enzo Maresca kërkon më shumë opsione.
Lojtari i cili po shqyrtohet nga klubi anglez është Benjamin Sesko. Shtatlarti slloven është bërë prioritet për Chelsea.
Sulmuesi po luan në vitin e dytë te Leipzig dhe është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian. The Sun raporton se Chelsea nuk shqetësohet për klauzolën e tij, e cila është e fiksuar në shifrën 65 milionë euro.
21-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 23 ndeshje zyrtare të këtij sezoni me Leipzig. Për të kanë interes edhe Bayern, Juventus dhe Manchester United.