76 PIKË DIFERENCË! Bayern pa rivalë në 5 vitet e fundit

7 Mars 2021
11:20
Telesport
back button

Bayern Munchen është pa rivalë në Bundesligë dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe titujt e fituar nga ana e tyre. Plot 8 tituj janë fituar radhazi nga klubi nga “Allianz Arena”, që nuk njeh kundërshtarë.

Një gjë të tillë e konfirmojnë jo vetëm titujt, por edhe pikët e grumbulluara. Instituti i statistikave në Gjermani ka publikuar renditjen e 5 viteve të fundit në Bundesligë, ku Bayerni udhëheq me një diferencë të frikshme.

Bayern Munchen ka grumbulluar plot 381 pikë në 160 ndeshje, 76 pikë më shumë se sa Leipzigu i vendit të dytë në 5 vitet e fundit. 76 pikë janë thuajse pikët e një sezoni, sa për të kuptuar dominimin e frikshëm të ekipit bavarez. Dortmundi plotëson podiumin, me 2 pikë më pak se sa Leipzig, 303 në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit