80 futbollistë dhe 400 mln euro “Perandori”! Nga videoteka dhe klubi i natës në Mbret Merkato. Historia e pabesueshme e Mendes

24 Qershor 2021
17:40
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo, James Rodriguez, Bernardo Silva, Felix, Angel Di Maria, Ruben Dias, Ederson…

Këta janë vetëm disa emra të lojtarëve që ia kanë besuar karrierën e tyre Jorge Mendes. Agjenti dhe ndërmjetësi i fuqishëm portugez, në biznes që nga viti 1996, ka vendosur veten si drejtor i disa prej operacioneve kryesore të merkatos në historinë e futbollit.

Ai praktikisht “shpiku” një profesion, duke u pasuruar në sajë të komisioneve të gjeneruara nga transferimet e klientëve të tij…

Por si lindi kjo perandori? Karriera e Jorge Mendes lindi kur, së bashku me një partner, ai vendosi të hapte një dyqan të vogël video në Viana do Castelo, pas një karriere si një futbollist që nuk ishte me të vërtetë me shumë fat.

Disa vjet më vonë, Mendes i afrohet botës së futbollit falë klubit të tij të natës, Alfandega, aktiv në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe i frekuentuar nga futbollistë të rinj portugezë.

Dhe kështu, në vitin 1996, lindi GestiFute, një kompani që sot menaxhon kontratat e rreth tetëdhjetë lojtarëve dhe e cila, sipas Transfermarkt, vlen gjithsej 400 milion euro.

Por autoriteti i portugezit nuk është i kufizuar në lojtarët: në ekipin e tij ka vend edhe për disa trajnerë si José Mourinho, Nuno Espirito Santo, Paulo Fonseca dhe Rino Gattuso.

Një perandori e vërtetë, e cila çoi Jorge Mendes të fitonte, në vitin 2020, çmimin si “Agjenti më i mirë i Shekullit” 2001-2020 në Globe Soçer Aëards. Nga amatorët lusitan në çatinë e botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit