Portieri i Milan-it, Mike Maignan, mund të kthehet në shënjestrën e Paris Saint-Germain.
“Unë jam parisien, por kam kontratë me Milanin. Dhe nuk mund ta dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”.
Këto kanë qenë fjalët e Maignan para PSG-Milan në Champions League. Tani, me sulmin e Manchester City ndaj Donnarumma-s, sytë e PSG-së janë te Maignan.
Sipas asaj që raportohet nga ‘Il Messaggero’, Paris Saint-Germain ka në krye të listës portierin titullar të Milanit dhe kombëtares franceze në rast të shitjes së Donnarumma.
Manchester City po bën presion të madh për kapitenin e Italisë, i cili tashmë është hapur për një transferim te skuadra e Guardiola-s.
Milani, nga ana e tij, tashmë ka një pozicion mjaft të qartë: për Maignan, PSG do të duhet të paguajë të paktën 80-90 milionë euro.