9 gola në 4 ndeshje, Haaland ndjek Ronaldon? Flet Guardiola: Unë 11 gola i kam në gjithë karrierën

17 Shtator 2024
17:19
Telesport
back button

Anton Cicani dhe Denis Hakanaj diskutuan për një temë interesante në episodin e fundit të podkastit Versus në Telesport. Ata përmendën vetëm një emër si kandidat potencial për t’iu afruar rekordit të Cristiano Ronaldos me mbi 900 gola në karrierë.

“Me këtë ecuri sezonale që ka patur vitet e fundit, Haaland mund të arrijë në shifrat e CR7, por me një kusht: duhet që të luajë në këto nivele edhe pas moshës 30, gjë që duket e pamundur për një lojtar fizik si ai”, u shprehën gazetarët e Telesport.

Haaland e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon. Ai numëron 9 gola pas vetëm 4 ndeshjesh në Premier League. A luan ndokush me efikasitetin e tij para porte? Deri tani jo. Madje, Haaland ka shënuar më shumë gola se skuadrat e tjera angleze në kampionat të marra një nga një.

“Po, jam befasuar nga Haaland, sepse vetë kam shënuar 11 gola në 11 vite, kurse ky djalë numëron 9 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit”, u shpreh Pep Guardiola. Kur Pep befasohet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit