90 milionë euro për firmën, Barcelona shtang Real Madrid-in

22 Tetor 2021
15:12
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka ndërmend të futet në garë për Kylian Mbappe.

Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon qershorin e ardhshëm dhe ai pritet të largohet nga Parisi me kosto zero.

Real Madrid synon të nënshkruajë një para-kontratë në janar me lojtarin, pasi PSG refuzoi ofertat e larta të bëra nga madrilenët gjatë verës.

Megjithatë, Barça duket se ka një plan për t’ia hequr nga duart kampionin e botës rivalëve të Real-it dhe për ta realizuar këtë kanë punësuar ndërmjetësin e fuqishëm Pini Zahavi.

Katalanasit e dinë se Mbappe i ka kërkuar Real-it një shumë të madhe vetëm për hedhjen e firmës në kontratë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për të bindur sulmuesin.

Nga ana tjetër, drejtuesit e madrilenëve janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit