Egnatia e pafat, eliminohet nga Champions me penallti (VIDEO)

18 Korrik 2024
0:01
Telesport
back button

Egnatia e pafat, nuk ia del dhe eliminohet nga Champions turi i pare kualifikues. Skuadra kampione e Shqiperise fitoi 2-1 duke permbysur humbjen ne Bosnje por me penallti fati i buzeqeshi miqve qe u kualifikuan.

Borac kishte fituar me shifrat 1-0 sfidën e parë në një atmosferë të tensionuar pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Ndeshja ne Elbasan gjithashtu pati nje ndalese disa minuteshe e cila erdhi pasi arbitri kryesor italiani Maresca ndali lojen per shkak te thirrjeve ne tribuna kunder Serbise, nje monedhe e kthyer nga tifozeria shqiptare pas ngjarjeve ne Bosnje.

Rrogozhinasit kaluan në avantazh pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu i cili çon sferën në rrjetë me gjuajtjen e tij.

Goli i Ibrahimoglu (Video)

Megjithate, ne pjesen e dyte skuadra e Borac gjeti barazimin me fat. Por ne fund ishte Joel ai qe dergoi ne rrjete topin e 2-1 duke cuar gjithcka ne shtese. Egnatia u mundua te shenonte serish por nuk ia doli.

Goli i Borac (Video)

Goli i Joel (ViDEO)

Sfida shkoi te penalltite, aty ku Aleksi goditi tranversen dhe Lushkja gaboi teksa ia priti portieri kundershtar. Tashme rrugetimi i djemve te Tetoves vazhdon ne Conference League, turi i dyte kualifikues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit