95 milionë euro, Juventus-i ëndërron goditjen e dyfishtë

28 Prill 2023
15:10
Denis Hakanaj
back button

Rezultati negativ i marrë pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit në San Siro konfirmon ecurinë zhgënjyese të Juventusit në periudhën e fundit.

Disa humbje radhazi dhe një situatë alarmante me të vetmet nota të gëzueshme që vijnë nga Europa League ku bardhezinjtë janë në gjysmëfinale.

Edhe në kampionat, në fakt, bardhezinjtë duket se janë dorëzuar. Duken të lodhur, pa energji. Disa lojtarë nuk po japin atë që pritej, Juve nuk është bindëse në asnjë repart dhe klubi mund të bëjë një revolucion të vërtetë në merkato.

Pika e fillimit të këtij procesi të gjatë rilindjeje mund të nisë pikërisht nga zemra e ekipit: mesfusha. McKennie dhe Arthur duhet të kthehen në fund të qershorit nga huazimet.

Mes bardhezinjve, Paredes pritet të largohet dhe të kthehet te PSG. Drejtuesit kanë vënë në shënjestër disa emra tërheqës për verën e ardhshme, duke përfshirë dy lojtarë të njohur që kanë bërë histori muajt e fundit.

Të dy janë drejt largimit nga klubet e tyre përkatëse dhe Juventusi është një nga ekipet kandidate për blerjen e tyre në merkaton e verës. Allegri dhe tifozët e Juventusit ëndërrojnë një goditje të dyfishtë.

I pari nga të interesuarit është Alexis Mac Allister, zbulimi i madh i kombëtares së Scalonit dhe ylli i Brighton-it të De Zerbit skuadër me të cilën po shkëlqen në këtë sezon.

Çmimi i tij tashmë vlerësohet në rreth 60 milionë euro, por klubet e tjerë të mëdhenj anglezë si Chelsea apo Liverpool janë gati të hidhen në sulm. Për Juventusin, pra, do të ishte një garë pa mundësi fitoreje për shkak të kufizimeve të dukshme ekonomike në krahasim me dy rivalët.

Në të njëjtën kohë, situata nuk është e ndryshme për Rodrigo De Paul. Mesfushori mund të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit me një eksperiencë të konsiderueshme.

Ish-lojtari i Udinese-s, i kërkuar nga Interin prej disa vitesh pëlqehet edhe nga bardhezinjtë të cilët do të duhet të mposhtin konkurrencën e Tottenham dhe Newcastle. Vlera e kartonit të argjentinasit është rreth 35 milionë euro.

Futbollisti, krahasuar me MacAllister, është një emër më i besueshëm dhe sigurisht një mundësi më konkrete për bardhezinjtë. Për De Paul do të ishte një rikthim në Serie A pas disa vitesh të vështira në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit