Bayern edhe sot e kësaj dite ndikohet nga Uli Hoeness. Ish-presidenti i klubit bavarez është njeriu i cili ka impaktin në merkaton, duke thënë fjalën e fundit.
Emri që ai po kërkon me cdo kusht aktualisht është Florian Wirtz, i cili është lojtar i Bayer Leverkusenit, rivalit kryesor në kampionat për Bayern.
Mesfushori ofensiv mund të luajë si sulmues i majtë, si trekuartist dhe si qendërsulmues. Ai i bën të gjitha. Vlera e tij aktuale është 100 mln euro, por Aspirinat kërkojnë 130 mln euro.
Për të ka interes edhe Real Madrid, por Bayern duket se është në avantazh për një arsye tipike. Kur një gjerman tregon se mund të bëhet lider, gjithmonë kalon në Mynih për t’u bërë yll botëror.
CEO i Bayer Leverkusenit dje tha: “Nuk ju premtoj dot se Wirtz nuk shkon te Bayern”.