Debutoi me Man.United në miqësore, talenti francez: Gati për gjithçka me klubin më të madh në botë

24 Korrik 2024
11:54
Telesport
back button

Pak ditë pas njoftimit zyrtar të transferimit të tij te Manchester United dhe dy ditë pasi bëri debutimin e tij për “djajtë e kuq” në një miqësore kundër Rangers, mbrojtësi francez Leny Yoro dha intervistën e tij të parë në faqen zyrtare të klubit të tij të ri.

Për mua, Premier League është liga më e madhe në botë, është vendi ku futbolli ekziston realisht. Tifozët, niveli dhe stili i lojës. Për të gjitha këto, Premier League është liga më e madhe në botë”, tha talenti 19-vjeçar francez.

Ky transferim është një hap historik për mua, jam shumë i emocionuar të luaj në “Old Trafford”. Manchester United është klubi më i madh në botë. Për mua ishte një ëndërr të luaja për këtë klub”, u shpreh mte tej Leny Yoro.

Unë fola me trajnerin Ten Hag, ai dëshiron lojtarë që duan vërtet të fitojnë. Minutat e para me këtë fanellë ishin vërtet të jashtëzakonshme. Kur të më futë në fushë do të jem gati të vdes për këtë klub”, deklaroi ish-lojtari i Lille në kampionatin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit