Talenti i ri i Real Madrid, Endrick, ka bërë disa deklarata të rëndësishme për Marca-n:
“Më pëlqen gjithçka nga Madridi. Kam qenë më parë në këtë qytet. Tani kam shtëpi këtu. Njerëzit në Madrid janë shumë të sjellshëm.
“Kam qëndruar shumë me disa nga shokët e skuadrës të Real-it kur isha te kombëtarja. Ma kanë përshkruar në mënyrë perfekte. Do të bëjmë një histori të madhe”.