Liverpool ka gati “dhuratën” e parë për Andoni Iraola. Oferta e parë 110 mln euro, pretendimi i palës tjetër është për 130 mln euro

6 Qershor 2026
17:47
Telesport
back button

Andoni Iraola u zyrtarizua së fundmi si trajneri i ri i Liverpool. Tani, klubi i kuq do të fillojë të bëjë lëvizjet e para në merkato. Objektivi i madh i Liverpool-it është Yan Diomande, sulmuesi anësor i Bregut të Fildishtë, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me Leipzig.

Në konferencën për shtyp para miqësores mes Francës dhe Bregut të Fildishtë, Diomande shprehu publikisht dëshirën për të luajtur me PSG-në, por mesa duket kjo gjë nuk e pengon aspak Liverpool-in të tentojë transferimin e tij.

Oferta e parë e të kuqve mendohet të jetë rreth 110 milionë euro, sipas raportimeve që vijnë nga Anglia. Ndërkohë, Leipzig duke parë interesin e madh për Diomande, ka rritur tashmë kërkesat për kartonin e tij, duke pretenduar një shifër prej 130 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit