Shqipëria zhgënjen sërish, mundet edhe nga Luksemburgu. Maran e nis mbrapsht (video)

6 Qershor 2026
21:57
Telesport
back button

Shqipëria ka humbur edhe në testin e dytë miqësor ndaj Luksemburgut 0-1, i njëjti rezultat si në miqësoren e para 4 ditësh ndaj Izraelit.

Në një stadium të boshatisur nga tifozët, Shqipëria e drejtuar nga Roland Maran, ndeshja e tij e dytë, bëri një perfomancë shumë të dobët.

Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Daniel Sinani gjeti golin, pas një asisti të Aimar Dardari, i cili kaloi me shumë lehtësi mbrojtjen tonë.  SHIKOGOLIN

Përsa i përket golashënuesit, Daniel Sinani, megjithëse mbiemri i tij mund të tingëllojë shqiptar dhe familja e tij vjen nga Kosova, ai identifikohet si goran dhe jo si shqiptar. Këtë gjë e ka thënë disa herë publikisht.

Minutat në vijim nuk sollën ndonjë rast të rrezikshëm konkret për të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Luksemburgun. Maran e nis pjesën e dytë me 4 zëvendësime. Largohen Pllana, Laçi, ramadnai dhe Bajrami. Futen Ajeti, Shehu, Shpendi dhe Seferi.

Në minutën e 57-të, Asllani provon një gol spektakolar nga mesfusha, por nuk ia del. As aktivizimi i Brojës, Pajazatit dhe Dakut nuk sjell ndryshim. Madje, miqtë mund të kishin dyfishuar shifrat, por Alen Sherri bëri bëri shpëtimtarin në dy-tri raste.  Ndeshja mbyllet 0-1 për Luksemburgun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit