Juve ende shpreson te Bernardo Silva: “Nuk kam marrë ende një vendim për të ardhmen”

7 Qershor 2026
10:46
Alfred Lleshi
back button

Pista është vështirësuar pas mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por Juventusi vazhdon të shpresojë te goditja e madhe, Bernardo Silva. Fantazisti portugez, i lirë pas aventurës së gjatë te Manchester City, ka vendosur ta shtyjë vendimin për të ardhmen deri pas Botërorit.

31-vjeçari nuk ka mbyllur derën për asnjë nga klubet e interesuara, përfshirë edhe Juventusin. Pas miqësores së Portugalisë në prag të Botërorit, ai deklaroi: “Nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar. Kam shumë opsione dhe i respektoj të gjitha klubet që më kanë bërë ofertë. Dua një skuadër që më dëshiron vërtet, ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për mua. Kur të marr vendim, do t’ua komunikoj të gjithëve”.

Këto fjalë mbajnë gjallë shpresat e Juventusit, ku Bernardo do të ishte ylli dhe lideri kryesor i skuadrës. Megjithatë, nuk është sekret që zgjedhja e tij e parë mbetet Barcelona, veçanërisht për arsye familjare. Menjëherë pas saj renditet Atletico Madridi i Diego Simeones, që dëshiron ta bëjë portugezin figurën qendrore të ekipit.

Në orët e fundit, garës i është bashkuar edhe Real Madridi. Sipas raportimeve, Jose Mourinho ka shtyrë klubin madrilen të tentojë transferimin e Bernardo Silvës, pavarësisht moshës së tij 31-vjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit