Kualifikueset për Kupën e Botës 2027: Shqipëria mbyll përgatitjet në Shkodër për sfidën e fundit në grup

8 Qershor 2026
20:45
Telesport
back button

Kombëtarja e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës “Brazil 2027” ndaj Malit të Zi, që do të luhet nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Skuadra zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi. Seanca, që zgjati rreth një orë, u fokusua te vendosja taktike në fushë dhe ushtrime me ngarkesë të lehtë, në prag të sfidës së nesërme.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi gëzon gjendje të mirë fizike, me përjashtim të portieres Antigoni Hyska, e cila vijon të ndiejë shqetësime në gju dhe vijon të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor.

Takimi Shqipëri–Mali i Zi do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Hyrja për tifozët do të jetë falas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit