Transferimi i Soule te Roma është thuajse i kryer, ndaj Juventus ka siguruar paratë për të sjellë në Torino mbrojtësin francez Jean-Clair Todibo. Ky i fundit luan me Nice në kampionatin francez, ekip me të cilin ka një kontratë deriu në vitin 2027.
Operacioni për qendërmbrojtësin francez është një hap larg mbylljes. Lojtari i tha JO ekipit të Ëest Ham, duke përsëritur qartë dëshirën e tij për t’u bashkuar me grupin nën drejtimin e Thiago Motta dhe për t’u ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij Thuram.
Ekipi i Nice është pajtuar me këtë dëshirë të lojtarit dhe tani po mendon vetëm për arritjen e një marrëveshjeje me Juventus. Ajo do të arrihet bazuar në huazimin e rëndë me të drejtë për të blerë verën e ardhshme me vlerën e 35 milionë eurove.
Të dyja klubet janë në nxitim për ta finalizuar transferimin, me lojtarin që javën e ardhshme do të zbarkojë në Itali për vizitat mjekësore. Më pas Giuntoli do të tentojë Koopmeiners, megjithëse në këtë rast ka ende një rrugë të gjatë për të bërë.