Nga paraqitjet e kombëtares nën drejtimin e Maran te suksesi i vajzave kuqezi. Gjithçka që u diskutua në episdorin e fundit “Në shtëpinë e futbollit”

10 Qershor 2026
17:04
Telesport
back button

Në FSHF TV u transmetua emisioni i fundit për këtë sezon i “Në Shtëpinë e Futbollit”, ku u trajtuan temat më të rëndësishme të futbollit shqiptar gjatë javëve të fundit, nga Kombëtarja A te sukseset e ekipeve kombëtare, zhvillimet institucionale dhe arritjet në arenën ndërkombëtare.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, dhe gazetari sportiv, Ylli Aga.

Pjesa e parë e emisionit iu kushtua Kombëtares shqiptare dhe dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Të ftuarit analizuan paraqitjet e kuqezinjve, debutimin si titullarë të Alen Sherrit dhe Anis Mehmetit, si edhe minutat e para me Kombëtaren A të Luis Hasës. Gjatë diskutimit u vlerësuan paraqitjet e futbollistëve të rinj dhe rëndësia e tyre në kuadër të ndërtimit të ekipit për të ardhmen.

Në një lidhje direkte në studio ishte edhe zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, i cili foli për përfundimet e dy ndeshjeve miqësore, perspektivën e ekipit kombëtar dhe procesin e afrimit të futbollistëve që janë përfolur për t’iu bashkuar Shqipërisë. Bulku sqaroi procedurat dhe kontaktet e vazhdueshme që stafi teknik zhvillon me lojtarët, si edhe vendimet që ata marrin në lidhje me të ardhmen e tyre ndërkombëtare.

Vëmendje të veçantë mori edhe Kombëtarja A e vajzave, e cila ka shkruar histori me rezultatet e saj në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Të ftuarit diskutuan për qëndrimin në Ligën B dhe sigurimin e një vendi në play-off-et e Kupës së Botës “Brazil 2027”, një arritje që konfirmon progresin e vazhdueshëm të futbollit të vajzave në Shqipëri.

Në pjesën e dytë të emisionit u fol për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares U-21, për raportin e publikuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen Sports, “UEFA GROW Market Research”, i cili evidenton rritjen e interesit dhe angazhimit të publikut shqiptar ndaj futbollit, si dhe për shortin që do të hidhet të martën, ku klubet shqiptare (Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City) do të njohin kundërshtarët në raundin e parë në arenën europiane.

Gjithashtu, u vlerësua edhe një tjetër sukses i futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, me arbitrat Florian Lata dhe Mario Shazivari që drejtuan finalen e Kampionatit Europian U-17, Belgjikë – Itali, duke dëshmuar nivelin në rritje të arbitrimit shqiptar në kompeticionet e UEFA-s.

Emisioni i fundit i sezonit solli analiza, diskutime dhe këndvështrime mbi zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, duke mbyllur një sezon të pasur me ngjarje dhe suksese për ekipet kombëtare, klubet dhe institucionin e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit