New York rikuperon disavantazhin prej 29 pikësh dhe mposht San Antonio, një fitore larg titullit

11 Qershor 2026
8:17
Telesport
back button

New York Knicks fitoi sot 107-106 ndaj San Antonio Spurs në finalen e katërt play off, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve. Një triumf që afron edhe më shumë nju-jorkezët me titullin kampion, tashmë vetëm një fitore larg.

Në fushën e tyre, New York fituan një ndeshje që dukej e humbur në fillimin e periodës së tretë, pasi miqtë ishin shkëputur 29 pikë. Por si rrallëherë në këtë fazë të NBA-së, tifozët përjetuan një përmbysje magjike.

Ishte OG Anunoby (33 pikë) ai që realizoi koshin e fitores sekondën e fundit dhe duke bërë që tifozët të nisin një festë të çmendur. Mirë u paraqit edhe Jalen Brunson, që realizoi 36 pikë për vendasit, një dyshe që bëri diferencën në fushë.

Te San Antonio ka keqardhje për një shans të madh të humbur dhe për të barazuar serinë. Victor Wembanyana realizoi 24 pikë e 13 rebound, por që s’mjaftuan. Ndeshja e radhës në fushën e Spurs pas dy ditësh.

NBA-Finale play off

Ndeshja 1, San Antonio – New York, 95-105

Ndeshja 2, San Antonio – New York, 104-105

Ndeshja 3, New York – San Antonio, 111-115

Ndeshja 4, New York – San Antonio, 107-106 (3-1)

Ndeshja 5, San Antonio – New York

Ndeshja 6, New York – San Antonio*

Ndeshja 7, San Antonio – New York*

*Nëse është e nevojshme

Lajme të tjera

Lajmet e fundit