Në Manchester City duket se nuk ka zgjidhur ende çështjen se cili do të jetë portieri kryesor sezonin e ri. Mes lojtarëve me valixhen në dorë është edhe portieri Ederson, për të cilin ranë sirenat arabe.
Al-Ittihad ka disa kohë që e kërkon, por palët ende nuk kanë mbërritur te tymi i bardhë. Megjithatë, negociatat janë ende në tavolinë, aq sa City po ngre antenat për të gjetur një zëvendësues.
Në lidhje me të ardhmen e Eederson, siç raporton “AS”, Guardiola foli në konferencën për shtyp: “Nuk e di. Ai do të duhet të vlerësojë edhe opsionet e tjera. Ne do të donim që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet”.
“Unë nuk e di mirë situatën, ne nuk kemi folur kohët e fundit. Ai do të vijë të stërvitet dhe të jetë me ne dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Guardiola. Në fakt, përflitet se objektivi numër një është Donnarumma nga PSG.