Robert Lewandowski vendosi të largohej nga Barcelona pas 4 sezonesh dhe tani polaku është një nga emrat më të kërkuar në treg, pavarësisht moshës së tij. Për polakun ka pasur oferta të jashtëzakonshme nga ana ekonomike nga klubet e Arabisë Saudite dhe ato të MLS-së, por mesa duket ai mendon të qëndrojë ende në Europë.
BBC Sport zbulon se Lewandowski ka përfunduar në radarin e Man. United. “Djajtë e Kuq” vlerësojnë eksperiencën e polakut dhe e shohin atë zi një zëvendësues ideal për sulmuesin kryesor, Benjamin Sesko, duke ditur ngarkesën e madhe të gjithë sezonit.
Sipas raportimit në fjalë, pengesa e vetme e cila po diskutohet mes palëve është pagesa që ka kërkuar sulmuesi, që iu është dukur e tepërt drejtuesve të United. Gjithsesi, bisedimet ende vazhdojnë dhe Man. United është një opsion shumë i mundshëm dhe real për polakun.







