Pushimet tre minutëshe në secilën pjesë, Klopp del kundër: Futbolli po mbahet peng nga ata që rrijnë ulur në zyra

13 Qershor 2026
20:38
Telesport
back button

Jurgen Klopp, tashmë në rolin e komentatorit për ndeshjet e Botërorit në DAZN, ka dalë kundër risisë së këtij edicioni, që janë pushimet tre mintuëshe në secilën nga dy pjesët.

Gjermani ka kritikuar FIFA-n se në këtë mënyrë pengon rrjedhshmërinë e lojës dhe të ndeshjes, sipas tij e gjithë kjo vjen për arsye komerciale.

“Futbolli po mbahet peng nga drejtuesit që ulen në zyra me ajër të kondicionuar. Ata i paraqesin këto pushime tre minutëshe si një mburojë për mirëqenien e lojtarëve, një shpatë fisnike kundër nxehtësisë. Në realitet, nuk është gjë tjetër veçse një përfitim i radhës për sponsorët.

Një ndeshje e Kupës së Botës duhet të rrjedhë si një lumë. Në vend të kësaj, ne po ndërtojmë diga pikërisht në mes në mënyrë që reklamat të mund të qarkullojnë”, tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit