Ashtu siç edhe pritej, Arda Guler është një nga personazhet kryesore të merkatos, edhe pse jemi ende në fillim të saj. Fantazisti turk pëlqehet shumë nga Arsenal, gjë që dihet tashmë prej kohësh.
Përveç interesit të vazhdueshëm të londinezëve, Arda Guler është edhe në radarin e PSG-së. Mediet spanjolle zbulojnë se Real Madrid ka refuzuar së fundmi dy oferta prej 100 milionë eurosh për Arda Guler, të cilat mendohen se kanë ardhur nga Arsenal dhe PSG.
Edhe pse së fundmi, Real Madrid ka siguruar firmën e Bernardo Silva, i cili mbulon të njëjtin rol si Arda Guler, besimi i drejtuesve të klubit madrilen ndaj 21-vjeçarit turk është shumë i madh dhe nuk e mendojnë largimin e tij.
Pra, sipas të gjitha gjasave, pavarësisht konkurrencës së shtuar, Arda Guler nuk do të largohet nga Real Madrid.







