Barcelona tenton te beje goditjen “Olmo” perpara se te kaloje te Nico Williams qe duhet paguar klauzola por qe mund te bihet ujdi edhe ndryshe duke shtuar kestet e pageses per te mos renduar bilancin. Duke u kthyer te Olmo, katalanasit, qe jane ne dijeni se jane ne gare ndoshta vetem me Manchester City pasi Bayern Munich eshte terhequr, kane bere nje propozim te pare.
Oferta e parë nga Barcelona për Dani Olmon:
• 40 mln euro të paguara me këste 10 mln euro 4 vite duke nisur nga 2025
• 10 mln euro bonuse nëse fitohet dy herë La Liga deri në vitin 2029
• 10 mln euro bonuse nëse fitohet dy herë Champions deri në vitin 2029
RB Leipzig e konsideroi propozimin qesharak dhe kerkon qe te paguhen 60 mln euro dhe 40 te jene fikse dhe 20 te jene bonuse por te arritshme dhe jo baste.