Iu referua Nagelsmann-it si “ende trajneri i Gjermanisë”…; reagon Klopp: Shpejt mbush 59 vjeç dhe ende jam idiot!

16 Qershor 2026
13:50
Alfred Lleshi
back button

Jürgen Klopp, emër që u përfol gjatë fushatës zgjedhore të Real Madridit, po tërheq vëmendje si komentator në transmetimet e Kupës së Botës 2026. Ish-trajneri i Liverpool-it po komenton në “MagentaTV” së bashku me Thomas Müller.

Criticas a Klopp por su estilo desenfadado comentando: "Casi todo es una broma, no hay más que risas"

Duke analizuar barazimin 0-0 mes Kepit të Gjelbër dhe Spanjës, gjermani tha: “Ishte pjesa e parë më interesante e Kupës së Botës. Kepi i Gjelbër po luan me një bllok të ulët mbrojtës, vërtet mbresëlënës për t’u parë”.

Julian Nagelsmann, junto a Thomas Müller y Jürgen Klopp.

58-vjeçari shtoi: “Shumë njerëz nuk e prisnin një paraqitje të tillë të Kepit të Gjelbër dhe mendonin se Spanja do të fitonte lehtësisht me shumë gola, por futbolli nuk funksionon kështu, sidomos në një kompeticion si ky. Të gjitha skuadrat kanë potencialin dhe synimin për të fituar”.

Criticas a Klopp por su estilo desenfadado comentando: "Casi todo es una broma, no hay más que risas"

Paralelisht, stili i tij i lirshëm në komentim ka shkaktuar polemika. Klopp iu referua Julian Nagelsmann si “ende trajneri i Gjermanisë”, ndërsa më pas u shpreh: “Kuptova se pasnesër mbush 59 vjeç dhe ende jam idiot…” Lothar Matthäus, Bastian SchWeinsteiger, Stefan Effenberg dhe Andreas Möller e kritikuan këtë koment të tij si të pamenduar dhe të papërshtatshëm.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit