Pavarësisht moshës dhe dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të sezonit të kaluar, Romelu Lukaku mbetet ende një sulmues i mirë dhe efikas para portës. Këtë gjë e tregoi edhe në sfidën e djeshme mes Belgjikës dhe Tunizisë, goli i barazimit për belgët erdhi direkt në momentin që ai u fut si zëvendësues.
Edhe pse është nën kontratë edhe për një vit tjetër, Lukaku e ka mbyllur me Napolin dhe është në kërkim të një ekipi të ri. Destinacioni i ardhshëm i belgut mund të jetë në La Liga, konkretisht Villarreal. “Nëndetësja” po kërkon një sulmues elitar dhe më përvojë, që t’i ndihmojë me eksperiencën e tij në kampionat, por edhe në Champions League.
Klauzola e largimit të Lukaku-t është vetëm 10 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga një ekip si Villarreal. Palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për pagën dhe detajet e tjera.







