Infantino befason kombëtaren e Iranit dhe shkon në dhomën e zhveshjes, pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës 2026

16 Qershor 2026
20:27
Telesport
back button

Pavarësisht situatës së tensionuar, Irani bëri një paraqitje dinjitoze në sfidën e parë për Kupën e Botës 2026, duke barazuar 2-2 ndaj Zelandës së Re.

Të dy kombëtaret kanë marrë përgëzimet e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, për futbollin e treguar në fushë.

“Edhe një herë, një stadium i mbushur plot në Los Angeles, rreth 70,000 spektatorë. Një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Ndeshja midis Iranit dhe Zelandës së Re, 2-2 në fund, momente dhe gola të shkëlqyer. Isha shumë, shumë i lumtur që pashë ekipin iranian duke luajtur në Kupën e Botës 2026”, theksoi Infantino përmes një videoje në rrjetet sociale.

Po në të njëjtën video, Infantino shfaqet në dhomën e zhveshjes së Iranit, ku i përgëzon për perfomancën.

“Urime të gjithëve. Jam shumë i lumtur që ju shoh këtu dhe që luajtët”, u drejtua Infantino kombëtares së Iranit.

Për shkak të situatës së tensionuar me SHBA-në, kombëtarja e Iranit është strehuar në Tijuana në Meksikë, për shkak të kufizimeve të vendosura nga Uashingtoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit