Ruben Amorim u zyrtarizua së fundmi si trajneri i ri i Milanit. Portugezi firmosi një kontratë 2+1 me kuqezinjtë. Amorim ka filluar direkt nga puna për ndërtimin e ekipit.
Mediet italiane zbulojnë kërkesën e parë të portugezit për drejtuesit e Milanit, për merkaton. Dëshira e Amorim është Manuel Ugarte, të cilin e njeh mirë që nga periudha që drejtoi Manchester United.
Uruguajani u transferua në vitin 2024 nga PSG tek Manchester United për 50 milionë euro, vlera e tij në treg është ulur ndjeshëm, tani kushton rreth 35 milionë euro. Ugarte nuk është një nga lojtarët e palargueshëm për Michael Carrick, ndaj drejtuesit e Manchester United janë të hapur për shitjen e tij. Shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve.







