Ylli i Serie A refuzon Inter dhe Atletico Madridin, zgjedh Arsenalin. Do të kushtojë 50 milionë euro

16 Qershor 2026
21:26
Telesport
back button

Pavarësisht se për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës, Manu Kone duket se ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Për mesfushorin francez ka interes të madh nga Inter e Atletico Madrid, por ai ka zgjedhur një destinacion tjetër: Arsenalin.

Sipas Gazzetta dello Sport, Arsenal dhe Manu Kone kanë rënë dakord për kushtet personale, tani duhet arritur marrëveshja mes dy klubeve. Roma ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e Kone, vetëm për shifrën 50 milionë euro.

Ajo që e bën shumë të mundshme marrëveshjen mes dy klubeve, është fakti që Roma duhet të gjenerojë fitime të konsiderueshme kapitale para 30 qershorit, për të përmbushur marrëveshjen e tyre financiare me UEFA-n. Po ashtu kryeqytetasti synojnë të transferojnë Mason Greenwood, i cili minimalisht do të kushtojë 50 milionë euro.

Po ashtu, Roma ka identifikuar edhe zëvendësuesin e francezit dhe do të jetë një tjetër Kone, bëhet fjalë për mesfushorin kanadez të Sassuolo-s, Ismaël Koné.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit